Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I dha fitoren Mallorcas, Vedat MURIQI: E dimin se do e kishim të vështirë, i lumtur për kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
I dha fitoren Mallorcas, Vedat MURIQI: E dimin se do e kishim të

Vedat Muriqi padiskutim është lideri i Mallorcas. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës arriti të kualifikonte shkuadrën e tij në fazën tjetër të Copa del Rey, teksa në fitoren 2-0 ishte protagonist me gol dhe asist ndaj Ponteverdas.

Edhe pse 28-vjeçari hyri në lojë si zëvendësues, ai arriti të nxirrte skuadrën e tij nga “balta” dhe ti jepte fitoren e kualifikimit.

Ai ndihet i lumtur që e ndihmoi ekipin, ndërsa pret që skuadra ishullore ta nisë mirë vitin edhe në La Liga, duke nisur nga e shtuna.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë në një fushë të vështirë. Por, ne fituam dhe gjëja më e rëndësishme e kësaj loje ishte të kalonim në rundin tjetër. Tash duhet ta harrojmë këtë lojë sepse e kemi një lojë të madhe në shtëpi të shtunën”, deklaroi fillimisht 28 vjeçari pas lojës.

“Jam sulmues dhe nëse shënoj dhe nëse ekipi im fiton, është e qartë se jam mjaft i lumtur. Një gol nga demoni dhe një nga pirati”, vazhdoi ish-futbollisti i Lazios.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga