Myrto Uzuni është shpallur si lojtari më I mirë I javës së 22 në futbollin kroat. Sulmuesi I Kombëtares shqiptare të futbollit shënoi dy gola në fitoren e Lokomotivës ndaj Istras, duke merituar kështu formacionin dhe njeriun e javës. Për herë të dytë këtë sezon, ai shpallet më i miri i javës.
24 vjeçari ka impresionuar me lojën e tij, duke marrë në "shpinë" ekipin drejt suksesit. Mediat kroate flasin me superlative për talentin berates, që këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe 4 assiste në të gjitha kompeticionet me ekipin e tij. "Për herë të dytë ai është në listën ideale të javës. Katër goditje dhe të katërta brenda kuadratit të portës, dy nga të cilat në rrjetë. Duelet 6/17, katër topa të vjedhur dhe shtatë hyrje të rrezikshme në zonën kundërshtare", shkruhen në vlerësimin për Uzunin.
