Para dy vitesh shihej si një nga talentët më premtues të futbollit anglez, por problemet me të dashurën dhe akuzat për dhunë i dhanë Mason Greenwoodit një tjetër rrjedhë karriere.
Manchester United e largoi nga ekipi në merkaton verore të 2023-shit duke e huazuar tek Getafe, pasi dhe forma e tij fizike nuk ishte ajo e mëparshmja. Me ekipin spanjoll deri më tani ka zhvilluar 15 ndeshje mes Kupës dhe La Ligas, duke shënuar 5 gola dhe asistuar 4 herë. Mesa duket Greenwood është rikthyer tek më e mira e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve.
Tashmë për 22-vjeçarin janë futur në garë disa ekipe, me Atletico Madridin që mesa duke ka më shumë interes. Madrilenët pritet të futen në bisedime me “Djajtë e Kuq”, teksa vlera momentale e Greenwood është 7.5 milionë euro.