Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I çmendi të gjithë pasi nuk akordoi penalltin, arbitri i kërkon falje Dortmundit: Nuk më zë gjumi natën, ndjehem si m…

Shkruar nga NEWSPORT
I çmendi të gjithë pasi nuk akordoi penalltin, arbitri i

Dortmund u ndal në barazim 1-1 me Bochum duek humbur mundësinë për të thelluar diferencën me Bayern Munich në Bundesligë. Bavarezët mbajnë vendin e dytë me 2 pikë më pak. Diferenca mes dy vendeve të para mund të ishte me e thellë nëse në dueli me Bochum do të jepej një penallti në favor të Dortmund.

Në minutën e 65-të Adeyemi u rrëzua në zonë dhe për arbitrin, Sacha Stegeman nuk ishte penallti, i cili tërboi të githë në kampin verdhezi. Tashmë pas disa orësh nga ajo ndeshje arbitri ka bërë prapaktheu, ndërsa ka kërkuar edhe falje për gabimin e tij, pasi kjo penallti mund t’i kushtojë titullin Dortmundit.

 “Ndjehem shumë keq, ndjehem si m… Nuk më zinte gjumi natën, jam i inatosur sepse nuk mora vendimin e duhur. Duke e riparë sërish atë moment e them me bindje se ishte penallti për Dortmundin, por nuk e pashë ashtu në fushë. Si një arbitër, unë kam të drejtën që nëj situatë ta zgjidh edhe pa ndërhyrjen e VAR-it”, u shpreh Stegeman.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga