
Piloti i Moto 2 Romano Fenati ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga bota e motorave. 22-vjeçari u penalizua për tentativën e bllokimit të frenave të kundërshtarit Stefano Manzi në garën e San Marinos ditën e diel. Pasi u pezullua për 2 gara dhe skuderia "Marinelli" prishi kontratën, Fenati ka marrë vendimin e papritur duke deklaruar publikisht se do të tërhiqet nga garat me motora.
Në një dalje për gazetën "La Republica" ai u shpreh se e kreu veprimin e ndaluar pas kundërshtari i rrezikoi atij jetën disa herë gjatë garës.
"Kam mbaruar punë me motorat, nuk do të garoj më. E pata gabim, është e vërtetë. U kërkoj falje të gjithëve. Doni të shihni helmetën dhe kostumin tim? Ka një shirit të madh të zi, goma Manzi. Ai u atakua tre herë më mua dhe mund të më kishte marrë, siç thatë ju. Herën e fundit që e kam bërë një gjë të tiilë isha 500 metra larg incidentit dhe mendova 'tani do të bëj të njëjtën gjë. Do të të tregok se unë mund të bëher i keq dhe mbase do ta kuptosh më në fund se çfarë do të thotë'. Por nuk kam menduar kurrë ta lëndojë atë", deklaroi Fenati.
22-vjeçari debutoi në Moto2 këtë vit ku kishte grumbulluar 14 pikë në 2 gara.