Elseid Hysaj mund të shitet në merkaton e verës. Aludimet për mbrojtësin kuqezi janë të shumta, por në emisionin “Si Gonfia La Rete” në Radio Crc, moderatori Rafael Auriema, deklaroi që në këtë merkato janari, Napoli nuk do të bëjë lëvizje. Ndërsa në verë me shumë gjasa Hysaj do të shitet për 50 milionë euro dhe vendin e tij pritet ta zërë Konti i Atalantës.
“Hysaj është një nga më të mirët e rolit të tij në Europë dhe janë disa skuadra të mëdha që po e monitorojnë. Nëse Napoli e shet do të përfitonte 50 milion euro dhe me to do të investonte për pasardhësin e tij, i cili me shumë mundësi do të jetë Konti i Atalantës, ose dikush i ngjashëm me të”, përfundoi ai.