
Lazio priti në shtëpi mbrmëjen e djeshme Torinon dhe zhvilluan mes tyre dhe sfidën e javës së 31-të të Serie A. kjo përballje përfundoi në favoir të skuadrës mike, e cila triumfoi 1-0. Por pas kësaj ndeshje pati polemika për një penallti të padhënë në favor të skuadrës së Elseid Hysajt, ku pikërisht lojtari i kombëtares ishte rrëzuar në zonë.
Pas takimit, Hysaj do të ishte mjaft i zhgënjyer, ndërsa e cilësoi arbitrimin si shumë të turpshëm, teksa penalltia ishte mëse e qartë.
“Është padyshim një ndeshje në të cilën ka keqardhje, por ne nuk do të dorëzohemi, do të jemi të përqendruar si më parë. Është e qartë se është një penallti, përndryshe nuk do të hidhesha. Arbitrim i turpshëm. E pa vend kjo puna për arbitrimin që na vuri në vështirësi.
Sigurisht që stadiumi të tërheq pak, të jesh pas një arbitri të tillë nuk është e lehtë si lojtar. Kam humbur pesë vite jetë, është e mërzitshme. Por nuk mendoj se një lojë si kjo mund të na rrëzojë, ne i dimë cilësitë tona dhe nuk i hedhim ato vetëm për një ndeshje”, mbrojtësi i kombëtares.