Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Humbje e turpshme me Vllazninë, Tirana e Devollit "bie" në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje e turpshme me Vllazninë, Tirana e Devollit "bie" në

Vetëm pak ditë pasi ngritën lart trofeun e Kupës së Shqipërisë, 19 vjeçarët e Tiranës kanë marrë një humbje 2-0 në transfertën e Shkodrës. Të besuarit e Bledar Devollit nuk ia kanë dalë të marrin qoftë edhe një pikë, në kuadër të javës së 16 për grupin A të Superligës te moshat.

Ekipi shkodran ka shkëlqyer për gjatë 90 minutave duke vënë "diktatin" në pjesën e parë. Fillimisht ishte Radovani që zhbllokoi takimin në minutën e 13-të. Vendasit u treguan më të vendosur dhe në minutën e 40-të, Dede dyfishon shifrat duke vulosur rezultatin në 2-0.

Bardheblutë u munduan të reagojnë teksa Bledar Devolli ndërhyrë duke hedhur në fushë Elezin, Nurjën, Konin, Qelmanin dhe Zëren, por shkodranët treguan se sot në "Reshit Rusi" do të dilnin vetëm ata të fituar.

Pas kësaj ndeshje Vllaznia U-19 ngjitet në kuotën e 22 pikëve, në vendin e pestë, ndërsa Tirana U-19 mbetet në vendin e parë me 37 pikë. Duhet theksuar se atmosfera në "Reshit Rusi" ka qenë elektrizuese. Pavarësisht se në fushë ishin 19-vjeçarët, shkodranët e kanë përjetuar këtë sfidë njësoj si klasikja e ekipeve të para.

U19/ Vllaznia 2-0 Tirana

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga