Lajme të këqija për Napolin kur duhen edhe pak orë nga sfida ndaj Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Sipas “Sky Sport”, trajneri Gatusso nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Fabian Ruiz.
Një mungesë e madhe për Napolin pasi mesfushori spanjoll është një nga titullar kyç të skuadrës.
Napoli ka arritur të fitoi ndeshjen e parë të luajtur në “San Siro” me rezultatin 0-1 dhe sot janë më të avantazhuar në letër ndaj Interit megjithëse fusha do të vendos.