
Thiago Silva vijon të besojë te kualifikimi në gjysmëfinale të Champions League. Qendërmbrojtësi i Chelsea-it duket se nuk është dorëzuar dhe do të luftojë deri në fund për misionin “kualifikim”. Edhe pse ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 2-0 për madrilenët, Silva beson se do t’ia dalë që ekipi i tij të shkojë më tej.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai duket se karikon shokët e skuadrës dhe i motivon ata për të dhënë maksimumin. “Nëse ekziston 1 përqind e mundësive, duhet të kesh 99 përqind besim”, shkruan ai në Instagramin e vet. Chelsea dhe Real Madrid do të përballen sonte në orën 21:00, një sfidë që pritet me mjaft interes nga të gjithë sportdashësit.
Poll