Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbja në derbi me TIRANËN, reagon klubi i PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja në derbi me TIRANËN, reagon klubi i PARTIZANIT

Humbja në derbi 2-0 e Tiranës kundër Partizanit ka trazuar ambientin sportiv në Shqipëri. Të kuqtë nuk arritën të fitonin edhe pse luajtën për rreth 70 minuta me një lojtar më shumë. Së fundmi, është klubi i Partizanit që duket se tenton të thyejë akullin me tifozët, që me të drejtë janë të pakënaqur.

16-herë kampionët e Shqipërisë kanë bërë një postim në rrjetet sociale ku tregojnë tifozët e shumtë që kishin mbushur stadiumin “Air Albania”. “Familja e kuqe”, shkruajnë në diçiturën e fotove të postuara në kanalin zyrtar në Facebook. Kujtojmë që heroi i derbit ishte Redon Xhixha me dy gola të shënuar, gjatë kohës që bardheblutë ishin në inferioritet numerik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga