Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbja me Tomorin, Troisi gjen “fajtorin”: Fusha këtu është shumë e keqe, më kujton Favellat e Brazilit

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me Tomorin, Troisi gjen “fajtorin”: Fusha këtu

Flamurtari nuk arriti të merrte një fitore sot në Berat përballë Tomorit teksa tashmë zbret në vend të dytë duke i hapur krahun Dinamos. Dy gola të beratasve rrëzuan në “tapet” vlonjatët që u ndëshkuan dy herë me të kuqe, me Bicajn dhe Fernandon që nuk do të luajnë sfidën e ardhme ndaj Besëlidhjes. Pas ndeshjes, trajneri Troisi foli për mikrofonat e Oversport.

“Sot ishte një ndeshje e vështirë. Asgjë nuk na shkoi mirë, në pjesën e parë sistemi nuk na funksionoi. U përpoqa të ndryshoja diçka gjatë ndeshjes, por nuk ishte një ditë e mirë për Flamurtarin, futbolli është i tillë.

Ka surpriza ditë për ditë. Flamurtari luan një futboll të bukur, por në këtë fushë është shumë e vështirë të luash futboll. Edhe arbitri bëri shumë gabime sot. Megjithatë, nuk e justifikoj këtë humbje, thjesht sot ishte një ditë e keqe.

Ky kampionat është shumë i vështirë. Kjo ndalesë nuk ka bërë mirë dhe ne duhet të punojmë ende shumë. Ne duhet të ngremë kokën dhe të shohim përpara.

Fusha këtu ishte shumë e keqe. Më kujton fushat në favelat e Brazilit. Ishte shumë e vështirë për ne të luanim në këtë fushë, por gjithashtu edhe një ditë e keqe për lojtarët.” – tha Marcello Troisi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga