Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lika flet para Kukësit: Kemi një ndeshje të fortë dhe të vështirë, humbja me Partizanin na ka dëmtuar

Shkruar nga NEWSPORT
Lika flet para Kukësit: Kemi një ndeshje të fortë dhe

Luftëtari prishi serinë e rezultateve pas 11 ndeshjesh pozitive, teksa u mposht nga Partizani me rezultatin e thellë 3-0. Trajneri i Luftëtarit theksoi se humbja me Partizanin i ka rënduar më shumë seç duhet bluzinjtë, pasi ka sjellë edhe dëmtime e lodhje te lojtarët e tij. Lika vlerëson rëndësinë e sfidës kundër Kukësit dhe shprehet:

"Ne vlerësojmë çdo takim, aq më tepër që nesër do të kemi përballë kampionët në fuqi të Shqipërisë. Kemi një ndeshje të fortë dhe të vështirë, pasi edhe kundërshtari kërkon të ruajë ecurinë e rezultateve pozitive. Gjithsesi, ne do të synojmë të marrim maksimumin e pikëve, sidomos në këto momente.

Duket se humbja me Partizanin na ka dëmtuar më shumë seç duhet, pasi përveç rezultatit 3-0, ka sjellë edhe dëmtime lojtarësh te ne, ndërsa disa të tjerë janë të lodhur fizikisht dhe psikologjikisht dhe nuk do të jenë në maksimum. E rëndësishme është që të bëjmë zëvendësimet e duhura, për ta përballuar me sukses sfidën dhe për të marrë maksimumin, duke hedhur në fushë lojtarët me gjendjen më të mirë fizike dhe psikologjike.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë, atë që na ka dhënë edhe këto rezultate deri tani. Do të vijojmë të luajmë në sulm, por duke u munduar që të ruajmë ekuilibrat, që të mos kapemi të papërgatitur nga kundërsulmet e kundërshtarëve. Natyrisht që nga ndeshja në ndeshje, presim të përmirësohemi akoma më shumë në mënyrën tonë të lojës", deklaroi Hasan Lika.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga