Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Humbja e parë me trajnerin e ri, Amir Rrahmani tregon synimin për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e parë me trajnerin e ri, Amir Rrahmani tregon synimin për

Kosova mori humbjen e parë me trajnerin Franco Foda në krye. “Dardanët” pësuan disfatë 2 me 0 në Hungari, teksa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes foli Amir Rrahmani. Mbrojtësi i dardanëve e konsideroi lojë të mirë, ndërsa tregoi se synimi për të ardhmen është “Nations League”.

“Lojë interesante, shumë e mirë, sidomos në pjesën e parë. I ndalëm hungarezët dhe krijuam disa aksione të rrezikshme. Goli na prishi planet në të dytën, por nuk duhet ta humbnim toruan dhe të merrnim aq kundërsulme. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë.

Trajneri? Po provojmë të bëjmë lojën që kërkon trajneri i ri. Është vetëm ndeshja e dytë. Dhe patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë. Po mundohemi të bëjmë presion lart, në mënyrë që të jemi shumë më afër golit.

Po qëndrojmë në bllok në mesfushë dhe në mbrojtje. Por, duhet të përmirësojmë presingun e lartë dhe reagimin.

E ardhmja? Kemi edhe miqësoret e qershorit, do të përgatitemi shumë më mirë për Nations League. Ai është synimi ynë për momentin. Ndeshjet e qershorit do të na ndihmojnë për të përgatitur takimet e Nations League”, tha Rrahmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga