Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në qendër të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh shkaktoi një të vdekur dhe 5 të plagosur.
Personi që humbi jetën ishte Shkëlqim Muçaj, 40 vjeç, banues në Bllash, i cili prej vitesh punonte në këtë uzinë të përpunimit të naftës.
Muçaj njihej si një tifoz i madh i skuadrës së Bylisit, ndërsa newsport.al mëson se, në nderim të tij, klubi ballshiot ka vendosur që të mbahet një minutë heshtje para takimit që do të luhet sot mes Bylisit dhe Sopotit në Ballsh.
[caption id="attachment_41099" align="alignnone" width="960"] Stadiumi i Bylisit, "Adush Muca"[/caption]
Poll