
Partizani luan të premte me Teutën për javën e 10-të të Superligës. Sfida zhvillohet në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 16:45. Për këtë duel, trajneri Ilir Daja duket se do ketë sërish mungesa. Gardiani dhe kapiteni Alban Hoxha është rikhyer në stërvitje, duke zhvilluar seanca të diferencuara.
Portieri ka probleme në gishtat e njërës dorë pas dëmtimet, që e ka mbajtur jashtë disa ndeshje. Një emër tjetër që shqetëson në kampin e kuq është edhe Damçevski. Mrojtësi nuk ishte në stërvitjen e sotme të paradites me grupin, teksa sërish Demat duket se do jenë me probleme dëmtimesh.
Poll