
Volejbollistja e kombëtares shqiptare Erblira Bici po kalon një sezon të paharrueshëm në Itali me Novarën. 23-vjeçarja arriti me skuadrën e saj të sigurojë një tjetër finale sot në kërkim të kurorës së kampiones së Italisë në volejboll. Skuadra e saj fitoi pas katër përballjesh në gjysmëfinale ndaj Scandiccit duke shkuar në fazën finale të kompeticionit.
Skuadra e saj është në garë për të fituar Ligën e Kampionëve të volejbollit pasi ka siguruar finalen.
Bici mund të fitojë 3 trofe këtë vit (kampionat, kupë dhe Ligë e Kampioneve).
Poll