
Shorti i çerekfinales të Ligës së Kampionëve hidhet të premten dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë vetëm një skuadër spanjolle.
E gjitha kjo varet nga Barcelona, e cila është e vetma skuadrën e La Liga që garon aktualisht në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Katalanasit përballen me Lyonin mbrëmjen e sotme dhe duhet medoemos fitorja, pas një barazimi 0-0 në ndeshjen e parë.
Për të gjetur herën e fundit që nuk kishte asnjë skuadër spanjolle në fazën e çerekfinales së UEFA Champions League duhet të ktheheni në sezonin 2004-2005.
Ndërkohë, edhe në sezonin 2009-2010 ishte Barcelona skuadra e vetme spanjolle që kaloi në çerekfinalen e Champions, por asokohe u eliminuan në gjysëmfinale nga Interi, me zikaltërit që në fund triumfuan duke marrë titullin.