Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Historia e pabesueshme/ Ndeshja u ndërpre nga mjegulla, portieri anglez "luajti" 20 minuta me veten

Shkruar nga NEWSPORT

Londër, 25 dhjetor 1937! Siç është traditë në futbollin anglez, për Krishtlindje, skuadrat dalin në fushë dhe për futbollistët nuk ka festa.

Por, data e mësipërme do të mbahet mend gjatë për atë çfarë ndodhi në ndeshjen Chelsea-Charlton. Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të mjegullës së madhe që mbuloi stadiumin.

Por, çuditërisht, portieri i Charlton, Sam Bartram qëndroi në fushë deri në minutën e fundit.

Plot 20 minuta në fushë duke mos e ditur që të gjithë ishin larguar dhe ishin futur në dhomat e zhveshjes për shkak se kushtet atmosferike e bën të pamundur zhvillimin normal të sfidës.

"Në atë kohë ishim në krye të klasifikimit dhe në ato momente isha i bindur se shokët e mi të skuadrës e kishin vënë para ekipin e Chelsea.

Kjo, sepse minutat kalonin dhe asnjë prej kundërshtarëve nuk i afrohej portës sime. Gjatë gjithë kohës bëja hapa para dhe pas bernda zonës sime, por nuk shihja asgjë përtej mjegullës.

Natyrisht që e kuptoja se askush nuk kishte shënuar, sepse do kisha vënë re dikë që do të afrohej në mesfushë. Më pas erdhi një polic dhe më qartësoi idetë", do të shkruante disa vite më vonë në autobiografinë e tij, portieri i Charlton, Sam Bartram.

[caption id="attachment_69722" align="alignnone" width="599"]sam-3 Sam Bartram, portieri i Charlton Athletic 1937[/caption]

[caption id="attachment_69721" align="alignnone" width="578"]sam2 Sam Bartram, portieri i Charlton Athletic 1937[/caption]

[caption id="attachment_69723" align="alignnone" width="1024"]sam Sam Bartram, portieri i Charlton Athletic[/caption]

[caption id="attachment_69720" align="alignnone" width="1024"]sam-1 Statuja e Sam Bartram para stadiumit te Charlton Athletic[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga