
Gonzalo Higuain duket se është larg Milanit dhe shumë afër Chelseat. Në këtë mënyrë do të ketë edhe një efekt domino, kështu që Morata është i detyruar të hapë krahun, pasi dhe rezultatet që ai jep nuk janë të kënaqshme.
Kështu sipas "Marca", spanjolli për tu larguar nga Chelsea mund të ulë rrogën e tij për t'u bashkuar Atletico Madridit. Flitet se i gjithë operacioni për këtë transferim me gjithë rrogën e tij do të kushtojë afërsisht 50 milionë euro. Mbetet të shihet nëse do të ndodhë ky transferim apo janë vetëm fjalë merkatoje.
Poll