
Mbërritja e Anglisë deri në gjysëm-finalet e Botërorit "Rusi 2018" pas plot 28 vitesh padiskutim që ishte një arritje e madhe për "tre luanët". Megjithatë kontribut të madh për këtë dha padiskutim edhe sulmuesi Herri Kejn me 6 golat e tij, i cili u shpall kështu dhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit.
Kjo gjë natyrisht që nuk mund të shpëtonte pa një nderim special në Britani, me fytyrën e lojtarit të Tottenham që është stampuar në 6 kartëmonedha me vlerë nominale 5 paund, nga një gdhëndës profesionist në Londër. Dy nga këto kartmonedha i janë dhuruar federatës angleze dhe vetë Kejn, ndërkohë që katër të tjera janë shpërndarë në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën e Veriut.
Ndërkohë që shpërblimi për ata që do u bijnë në dorë këto kartmonedha do të jetë shitja e tyre në një ankand duke nisur nga 50 mijë paund.
[gallery columns="1" size="full" ids="263744"]