
Romelo Lukaku ishte padyshim "heroi" i Interit në përmbysjen 4-2 ndaj Torinos. Belgu assistoi te goli për Sanchez dhe më pas shënoi 2 gola që përmbysën ndeshjen, ndërsa në fund dhe sërish një assist për Lautaro Martinez. Në fund të ndeshjes për "DAZN", Lukaku kritikoi ashpër shokët e skuadrës duke u shpreh se për rreth një orë lojë, Interi luajti shumë keq.
"E them sinqerisht, nuk jemi një skuadër e madhe, nuk është gjë e mirë të vuajmë kaq shumë.
Luajtëm shumë keq për 60 minuta, hasëm vështirësi të madhe, na mungoi dëshira dhe cinizmi. Më pas u zgjuam dhe fituam, kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë jam një lojtar që dua të ndihmoj gjithmonë shokët".
Lideri i Interit? "Nuk më pëlqen të më cilësojnë si lider, tek Interi ka shumë lojtarë të tjerë me përvojë. Unë jam vetëm 27-vjeç, vihem gjithmonë në shërbim të ekipit për të fituar, por duhet të japim më shumë. Sot nuk zhvilluam një ndeshje të madhe.
Gjithmonë synoj të përmirësohem, dua të bëhem një futbollist i madh. Më pak fjalë, dua të fitoj trofe. Kjo është ambicia ime, pasi ndodhem në një ekip të shkëlqyer dhe kemi një trajner të madh në drejtim", u shpreh Lukaku.