Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Heroi i barazimit në Rrogozhinë, lojtari i Erzenit “injoron” Egnatian: Jam shumë më mirë këtu, goli për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Heroi i barazimit në Rrogozhinë, lojtari i Erzenit

Nehar Sadiki ka folur pas barazimit kundër Egnatias. Lojtari i Erzenit arriti të shënonte sot ndaj rrogozhinasve, duke i dhënë 1 pikë ekipit të tij.

“Të them të drejtën jam i lumtur te Erzeni. Më kanë bërë të ndihem si në familjen time. Ia dedikoj golin tifozëve. Janë përkrahja jonë më e madhe.

Mbrojtja? Siç e shihni dhe ju nuk ka sekret. Ne jemi përgatitur me dy module, edhe me 3, edhe me 4. Jemi përgatitur shumë mirë fizikisht. Jemi si familje mes vetes. Ai është rezultati që po na jep në fushë. Jam mjaft i motivuar këtu.

Fazë përgatitore me Egnatian? Për mua çdo ndeshje është njësoj. Jap maksimumin tim. Për mua dua të fitojë ekipi dhe të ec përpara. Ne mundohemi gjithmonë më të mirën. Por, ndonjëherë Zoti nuk ta shkruan. Jam shumë më mirë këtu te Erzeni se sa te Egnatia”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga