Xavi Hernandez ka folur për situatën që po ndodh kohën e fundit, ku shumë lojtarë cilësorë po "braktisin" Europën për t'u transferuar në Kinë. Për këtë, ylli i mesfushës së Barcelonës mendon që Europa nuk mund të konkurojë më me kinezët. Për "The Sun" ai ka deklaruar:
“Kinë tani duhet të merret shumë seriozisht. Deri më tani Evropa ka qenë shumë joshëse për yjet e futbollit. Por, kinezët po tregojnë se kanë para për t’i transferuar lojtarët më të mirë.
Ne kemi parë disa nga lojtarët më të mirë që janë transferuar në Amerikë, por zakonisht në fund të karrierës. Por, ajo që po bën Kina është krejtësisht e ndryshme për shkak se ata janë duke transferuar lojtarët në kulmin e karrierës. Evropa thjesht nuk mund të konkurrojnë më me Kinën”, ka përfunduar Xavi.