Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Hamilton në "ajër": Dua titullin, pastaj vendos të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Hamilton në "ajër": Dua titullin, pastaj vendos të

Lewis Hamilton nuk ka rinovuar ende me Mercedesin, ndërsa është në rrugën e duhur për titullin e shtatë kampion në Formula 1.

Piloti britanik ka folur për të ardhmen e tij duke lënë të nënkuptohet se është tërësisht i fokusuar te kampionati. Ai nuk nxiton të nënshkruaj një kontratë të re, pasi fillimisht preferon të mbyllë këtë edicion të Formula 1.

"Normalisht, kur ulemi dhe flasim për këtë, ne planifikojmë për tre vjet. Sidoqoftë, tani jemi në një kohë tjetër. A dua të vazhdoj për tri sezone? Edhe kjo është një pyetje, ashtu si ka kaq shumë pyetje pa përgjigje.

Ne po hyjmë në një epokë të re sa u përket makinave për vitin 2022, kështu që kjo është emocionuese dhe unë jam kurioz të shoh se si do të duken ato makina. Së pari, duhet të sigurohem që këtë sezon do ta arrij objektivin tim. Kjo është përparësia ime për momentin dhe e vetmja gjë që po bëj", ka thënë ai.

Britaniku nuk ka ende një marrëveshje për vitin 2021 dhe pritet me interes të mësohet se çfarë do të ndodhë me të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga