
Skuderia Red Bull po dominon këtë sezon Formula 1. Leëis Hamilton i shpall "luftë" skuderisë së njohur të automobilave me makinën e tij Mercedes.
Piloti britanik është 32 pikë pas Max Verstappen, distancë e konsiderueshme kjo në garën për titullin kampion. 7-herë kampioni i botës ka folur për mediet e huaja ku ka treguar hapur dëshirën për t'u rikthyer si protagonist.
"Në momentet e vështira arrijmë të japim dhe marrim më të mirën nga makina. Objektivi është të arrijmë Red Bull, që për momentin ka qenë më e shpejta. Gjithësesi, ky mbetet një sezon i bukur, pasi ky duel me Max mbetet ndër më të bukurit e viteve të fundit.
Po mësojmë nga gabimet tona, komunikojmë më mirë, ballafaqohemi dhe kjo e bën sezonin më interesant. Duelet me Max këtë sezon më kujtojnë ato me Vettel disa vite më parë. Kjo fundjavë në Angli do të jetë interesante, pasi është edhe "gara sprint", do të ketë surpriza", tha ai.