Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Habit Shkëlzen Gashi: Refuzova Italinë dhe Gjermaninë, ja përse u transferova në Amerikë

Shkruar nga NEWSPORT
Habit Shkëlzen Gashi: Refuzova Italinë dhe Gjermaninë, ja

Shkëlzen Gashi ka folur për mediet zviceriane, ku ka zbuluar se përse vendosi të transferohej në Amerikë për të luajtur me skuadrën e Colorado Rapids. Ish-lojtari i Kombëtares habiti gazetarët kur tregoi që kishte refuzuar për të luajtur në Seria A ose në Bundesligë pasi kishte pasur shumë oferta.

Kam lënë pas një vit fantastik, kam fituar disa çmime, ja kam dalë të ndihmoj skuadrën me paraqitjet e mia në fushë dhe për këtë jam shumë i lumtur. Kisha kërkesa nga Seria A dhe Bundesliga por unë doja të përjetoja diçka ndryshe. Zgjodha një aventurë të re drejt një vendi ku kaloj pushimet dhe ku jetojnë disa miq të mitë. Kur më erdhi oferta nga Colorado nuk u mendova dy herë dhe nuk e bëra këtë zgjedhje absolutisht për para, sepse nëse do të zgjidhja anën ekonomike do të isha tranferuar në Kinë ose Dubai”, deklaroi Gashi.

Kujtojmë që Shkëlzen Gashi ka luajtur në 30 takime me Colorado Rapids, ku ka arritur të shënojë 10 gola me ekipin amerikan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga