Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Habit Orges Shehi: Nuk tërhiqem nga fubtolli, titulli mbetet në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
Habit Orges Shehi: Nuk tërhiqem nga fubtolli, titulli mbetet në

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, beson se për të shtatin vit radhazi trofeu do të mbetet në Korçë.

I ftuar në një prej mediave lokale të qytetit juglindor, Shehi ka treguar se verën e kaluar kishte menduar seriozisht tërheqjen nga futbolli.

“Të them të drejtën, pas përfundimit të Kampionatit Europian, kur isha me ekipin tonë kuqezi, e shkova një herë në mendje që edhe largimi im nga futbolli mund të ishte afër, por tani e them me bindje që jo. Do të vazhdoj të luaj. Edhe sezonin tjetër jam gati që sërish të jem pjesë e Skënderbeut kampion”, ka thënë Shehi, i cili, në shtator të këtij viti, mbush plot 40 vjeç.

Me shiritin e kapitenit në krah, portieri nuk ka ndërmeënd të largohet dhe është i bindur te suksesi i shtatë radhazi.

“Nuk e diskutojmë që edhe këtë sezon do ta fitojmë ne titullin kampion. Në dy ndeshjet e fundit thjesht jemi lëkundur disi, pasi nuk kemi marrë pikët e plota, por që nga ndeshja me Kukësin dhe në vazhdim nuk kemi për të falur më. Skënderbeu është kampion për gjashtë vite radhazi dhe, deri në momentin e fundit, është gati të luftojë fort për ta fituar këtë trofe të radhës. Sa për takimin me Kukësin, është i fortë dhe i rëndësishëm për ne, pasi na bën punë vetëm trepikëshi”, ka përfunduar Shehi.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga