
Andrea Agostinelli prej kohësh ka qenë pjesë e Superligës shqiptare, pasi ka drejtuar Skënderbeun dhe Partizanin. Pas ekspreriencës në Shqipëri, tekniku së fundmi ka menduar të marrë nën drejtim një tjetër skuadër, këtë herë në Itali.
Bëhet fjalë për Skuadrën e Ternanës. Trajneri aktual Sandro Pokeski, rrezikon postin për shkak të rezultateve negative të arritura deri më tani.
Në garë për kreun e pankinës së klubit italian që bën pjesën në Seria B, është edhe Roberto Stelone, por mediat italiane kanë shkruar se kandidati i mundshëm është Agostinelli, pasi tekniku e ka drejtuar këtë ekip në sezonin 2000-2001 dhe e njeh pak a shumë frymën e klubit.
Poll