
Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, kërkon me ngulm një qendërmbrojtës, pasi deri tani nuk ka asgjë konkrete me pistat e Vrapit dhe Bicajt. Ai ia ka vënë syrin gjirokastritit të Kukësit, Ylli Shametit, të cilin e dëshiron patjetër për sezonin e ri. Por do të jetë e vështirë, pasi Kukësi nuk e lëshon, aq më tepër që luan në Kupat e Europës. Vllaznia ka afruar deri tani Gocajn dhe Pepën, si dhe ka rinovuar me disa titullarë, mes tyre edhe me malazezin Stefan Cicmil, por tani duhet një partner për të në qendër të mbrojtjes.
GURISHTA – Ndërkohë, Enis Gurishta, futbollisti i talentuar shkodran, ka shumë mundësi të provohet në Itali këto ditë. Ai dëshiron të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, duke u testuar në një skuadër të Serisë B në vendin fqinj, por emri nuk është mësuar ende.