Egnatia do të përballet këtë të shtunë me Bylisin, në kuadër të javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça”, do të nisë në orën 13:30. Në prag të ketij dueli ka folur edhe trajneri i kampionëve, Edlir Tetova.
Si e vlerësoni përballjen me Bylisin? Sigurisht që do të jetë një ndeshje e fortë sepse Bylisi ka treguar se në fushën e vet është shumë i fortë dhe për t’u vlerësuar.
A e konsideroni këtë ndeshje si test të rëndësishëm? Çdo test është i rëndësishëm. Të rëndësishme janë 3 pikët më shumë se çdo gjë.
A jeni i kënaqur me alternativat? Mungon Xhemajli, mungon dhe Alijev. Dy mungesa në mbrojtje. Megjithatë, jam i kënaqur me çunat.
Si e menaxhoni presionin si kampion në fuqi? Nuk ka presion te skuadra ime, nuk ka pasur asnjëherë në drejtimin tim.
Sa e vështirë përgatitja për ndeshjen në Ballsh? Çdo ndeshje e kampionatit ka specifikat e veta. Vlerësojmë kundërshtarin, por do sillemi si kampion.
A do ketë rotacion? Me mungesat që kemi, do jemi të detyruar të bëjmë rotacion.
A është javë e vështirë, për shkak të mungesave? Absolutisht që po sepse janë tre lojtarë. Ndreca është larguar. Kemi dy dëmtime që shqetësojnë sepse janë në të njëjtin vend. Megjithatë jam i kënaqur nga gjithë grupi.
