Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Guardiola tregohet diplomatik: Duhet të japin dy çmime këtë vit, si Messi dhe Haaland e meritojnë Topin e Artë

Shkruar nga NEWSPORT
Guardiola tregohet diplomatik: Duhet të japin dy çmime

Eventi i Topit të Artë për vitin 2023 do të zhvillohet sonte. Do të jetë eventi i 67-të që organizohet nga revista ‘France Football’. Një çmim që i jepet lojtarit më të mirë të sezonit futbollistik. Mediat kanë filluar ta bëjnë të kryer faktin që Topi i Artë do të fitohet nga Lionel Messi, me këtë të fundit që triumfoi në Kupën e Botës së Katarit me Argjentinën.

Rivali që “Pleshti” ka të bëjëm e të këtë vit, është sulmuesi norvegjez Erling Haaland. Ylli i Manchester City-t ka zhvilluar një sezon fantastik duke shënuar pafund teksa ka fituar dhe tripletën me ekipin e tij.

Në prag të këtij eventi, ka folur edhe trajneri spanjoll i “Qytetarëve”, Pep Guardiola. Spanjolli më parë ka qenë dhe trajner i Messit në kohën kur drejtonte Barcelonën.

“Kam shumë dashuri për Messin dhe Haaland. Nëse Messi fiton, do të jetë vetëm një fitore për Kupën e Botës. Nëse Haaland fiton, do të jetë vetëm për sezonin që ka pasur. Duhet të japin dy çmime këtë vit, të dy e meritojnë të fitojnë”, tha me diplomaci të madhe katalanasi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga