
Pep Guardiola ka folur në prag të sfidës që Manchester City do të zhvillojë nesër kundër Leipzig. Takimi është i vlefshëm për fazën 1/16 në Champions League. Ndeshja e parë përfundoi 1-1 në fushën e gjermanëve dhe për kualifikimin gjithçka është e hapur. Tekniku i “The Citizens” shpalosi objektivin e qartë për Manchester City që është të fitojë Champions-in.
“Aventura ime tek Manchester City do të gjykohet duke fituar këtë kompeticion, e di mirë këtë që në fillim mga ndeshja e parë”, shprehet Guardiola.
“Kjo nuk do të thotë se jam dakord. Nesër duhet të përpiqemi të imponojmë lojën tonë dhe ta fitojmë ndeshjen. Nuk vlen të shënosh shumë gola, duhet vetëm të fitojmë. Jemi në garë në tre fronte, e rëndësishme është të jemi gjallë në dy muajt e fundit.
Haaland? Një lojtar nuk duhet vetëm të shënojë. Natyrisht për një sulmues është gjëja kryesore, por ne kemi nevojë edhe për diçka tjetër. Ne kemi nevojë edhe për diçka tjetër. Ne kemi nevojë që ai të jetë i përfshirë, aktiv. Ne duhet të përmirësohemi në këtë”.