“Ka fituar 2 herë tripletën me skuadra të ndryshme. Asnjëri të mos flasë më për Guardiolën, nuk dua t’iu dëgjoj. Shkoni të flini gjumë sepse nuk dini çfarë flisni. Ai është trajneri më i mirë që kam parë ndonjëherë. A keni më argumente? Çfarë do të thoni, apo do të thoni që duhet të fitojë edhe një tjetër triplet.”
Kështu u shpreh ish-lojtari i njohur Therry Henry pas fitores së Mancehester Cityt në finalen e Champions League. Legjenda franceze thotë me bindje se ish-trajneri i tij te Barcelona është më i miri në histori.
Të njëjtin mendim duket se ndan edhe trajneri i njohur shqiptar Samuel Nikaj. Me një postim në rrjete sociale ai shkruan se ky është realiteti pavarësisht se vetë bën tifo për rivalin e tij historik Mourinhon dhe trajnerin e Atletico Madrid “Cholo” Simeone.
“Realiteti është ky edhe pse unë vazhdoj të jem fans i El Cholos (Diego Simeones) dhe Mourinhos.”