Kategoria e Dytë do të rikthehet të luhet ditën e sotme. Grupi A i kësaj kategoria do të jetë pushim, ndërsa në fushë do të zbresin vetëm 12 ekipet e Grupi B për të luajtur javën e 19-të, e cila u shtyt pak javë më parë për shkak të motit të keq.
Flamurtari kryesues do të përballet me Gramozin në transfertë, ndërsa Labëria e vendit të dytë përballet me Tepelënën. Në sfidat e tjera, Luftëtari sfidon Albpetrolin në shtëpi, Përmeti do të luajë ndaj Memaliajt, Devolli ndeshet me Naftëtarit, ndërsa Këlcyra e vendit të fundit përballet me Sopotin. Të 6 ndeshjet e sotme do të nisin në orën 15:00.
Java e 19-të e Kategorisë së Dytë, Grupi B:
Ora 15:00
Gramozi-Flamurtari
Luftëtari-Albpetroli
Përmeti-Memaliaj
Tepelena-Labëria
Devolli-Naftëtari
Këlcyra-Sopoti
