
Pas barazimit të sotëm 0-0 ndaj St. Johnstone, trajneri i Glasgow Rangers Steven Gerrard gati e pranoi publikisht që ekipi i tij e ka të pamundur të vazhdojë luftën për titullin kampion të Skocisë me rivalët e përjtetshëm të Celtic, të cilët nesër kanë mundësinë të thellojnë distancën në 8 pikë nëse mposhtin Kilmarnock.
"Realiteti është se nëse luajmë në këtë mënyrë para 50 mijë vetave, do të kemi këtë rezultat. Ju nuk keni nevojë nga unë që të them këtë apo atë. Jemi milje larg", pranoi legjenda e Liverpoolit për mediat skoceze.
Tekniku anglez vuan mungesat e dy lojtarëve Alfredo Morelos dhe anësorit kuqezi Eros Grezda. As blerje e re e bujshme e merkatos së janarit, Jermaine Defoe, ish-sulmuesi i njohur i Anglisë dhe Tottenhamit e ka tepër të vështirë të gjejë golin për Rangers.