
Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, është bërë një nga personat më të përfolur në Londër, pas lajmit se ishte zgjedhur kapiten e i topëinjëve. Xhaka u zgjodh kapiten nga votat e të gjithë shokëve të skuadrës, duke vulosur kështu se tashmë është lider tek Arsenal.
Mirëpo disa prej fansave në Londër nuk e kanë pritur mirë këtë lajm duke reagur me komente fyese në Tëitter. Gjatë urimit të bërë nga Arsenal për ditëlindjen e 27-të të Xhaka-s, tifozët shfryn të gjithë inatin që kishin.
"Ia bëtë dhuratë për ditëlindje shiritin". "Tani shiteni si lojtarë dhe kjo dhuratë." "Xhaka boom, Xhaka ik". "Nuk e meriton të veshi atë fanel, jo më të jetë kapiten", kanë qenë disa prej komenteve negative ndaj kapitenit më të ri të Arsenalit.
Megjithatë ka patur dhe nga ata tifozë të cilët I kanë dal në mbrojtje shqiptarit dhe kanë sulmuar tifozët të cilët janë shprehur negativisht.