
Jasir Asani dhe Giota janë sërish bashkë. Dyshja janë ribashkuar sërish pasi prej disa kohës u përfolën për një ndarje.
Por tashmë janë rikthyer sërish te krahët e njëri – tjetrit dhe diçka të tillë e konfirmoi Giota në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme. E dashura e Asanit postoi një video nga shkallët e stadiumit, ku puthen në buzë.
Video të cilën “mëngjarashi” i Kombëtares e ka ripostuar në “Insta-Storyn” e tij, ndërsa e ka shoqëruar me disa emoi në formë zemre, për të treguar kështu se mes tyre dashuria vazhdon të jetë e madhe.
Gjithashtu Giota duket se është bërë "pishman", pasi tashmë ka riktheyr të gjitha postimet me Jasir Asanin.
Vlen të theksohet se Asani në sfidën ndaj Letonisë nuk u preferua asnjë minutë nga Sylvinho, duke ndjekur këtë përballje nga stoli. Kujtojmë se Shqipëria triumfoi 1-0 ndaj letonezve në “Air Albania”, ku golin e vetëm e shënoi Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë.