Çiljeta është surprizuar në Ferma VIP nga partneri i saj Alban Hoxha. Një parashutë në të cilën shkruhej “Partizani” fluturoi mbi “Ferma VIP”, në të dhe një dron me fotografinë e këngëtares. Ky gjest e gjeti të papërgatitur këngëtaren, e cila ka shpërthyer në lot nga emocionet dhe veshi fanellën e bashkëshortit për ta përshëndetur atë.
“Wa Partizani. Wa sa bukur. O të vdes unë o zot. O dashuri. Është foto me Albanin,” thotë këngëtarja.
Po ashtu nuk kanë munguar as shakatë nga Dijonisi, i cili e quan Albanin “pilot”. Të gjithë fermerët duartrokasin portierin për gjestin e bërë ndaj këngëtares, teksa nisin batutat mes tyre.
Kjo nuk është hera e parë që portieri i Partizanit bën gjeste dashurie ndaj partneres së tij. Pak kohë më parë, një tjetër dron erdhi për Çiljetën brenda Fermës VIP.
View this post on Instagram