
Jasir Asani
Jasir Asani është në qendër edhe të kësaj merkato dimërore që po vjen. Shumë ekipe ishin pas tij në verë, por asnjë prej tyre nuk arriti akordin me klubin e Gëangju, aty ku shqiptari aktivizohet.
Megjithatë, në këtë periudhë që futbollisti është i dëmtuar, ai po e shfrytëzon për pushime. Asani ka publikuar një foto në “InstaStory” nga ndërtesa e famshme në Dubai, Buji Kalifa. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë Korenë e Jugut, për të shijuar disa çaste në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kujtojmë që 29-vjeçari ishte prezent edhe mbrëmjen e djeshme në “Air Albania” në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Madje, sulmuesi u takua edhe me presidentin e të kuqve, Gaz Demi.

Foto e publikuar nga Jasir Asani pak minuta më parë
Poll