Manjati i medias miliarderi, Rupert Murdoch është martuar për herë të pestë, këtë herë me biologen molekulare në pension Elena Zhukova.
Ka qenë The Sun, tabloidi britanik në pronësi të Murdoch e cila ka ndarë fotografi të miliarderit 93-vjeçar australian së bashku me gruan e tij 67-vjeçare, biologen molekulare në pension Elena Zhukova, në vreshtin e tij në Bel-Air, Kaliforni, ku dhe u zhvillua ceremonia.
Në fotografitë e ndara shihet çifti duke buzëqeshur pranë njëri-tjetrit ndërsa Murdoch mbante një kravatë të verdhë ndërsa Zhukova kishte veshur një fustan të bardhë me mëngë të gjata.
Dasma e pestë e miliarderit Murdoch vjen pak më shumë se një vit pasi u shfaqën në prillin e kaluar dhe u tha se ai ishte në lidhje me Zhukovan, katër muaj pasi i dha fund fejesës së tij dy-javore me Ann Lesley Smith, një prezantuese konservatore radiofonike 67-vjeçare.
Murdoch u takua me Zhukova-n përmes një takimi të madh familjar të organizuar nga ish-gruaja e tij e tretë, Ëendi Deng, me të cilën ai ishte i martuar për 14 vjet para divorcit të tyre në 2013 .
Zhukova është nëna e koleksionistes së artit rus-amerikan Dasha Zhukova, ish-gruaja e oligarkut rus Roman Abramovich.
Vajza e saj 42-vjeçare, Dasha Zhukova, është një koleksioniste arti dhe filantropiste ruso-amerikane, e cila ishte martuar më parë me Roman Abramovich, një oligark rus dhe ish-pronar i klubit të futbollit në Premier League, Chelsea.
Ndërsa Murdoch ka qëndruar për dekada në krye të Fox Corporation dhe Neës Corp, dy kompani mediatike me degë që përfshijnë Ëall Street Journal, Neë York Post dhe Fox News. Murdoch, i cili ka një vlerë neto prej 9.77 miliardë dollarësh sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, njoftoi në nëntor 2023 se do të largohej si kryetar i të dy organizatave, duke ia dorëzuar frenat djalit të tij Lachlan. Murdoch në atë kohë pohoi se ai do të vazhdonte një “rol aktiv” në Neës Corp dhe ende shërben si kryetar emeritus i dy kompanive.