Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Çiljeta zbulon momentin tragjik: Kam humbur një fëmijë me Albanin, tani do të ishte 4 vjeç

Shkruar nga NEWSPORT
Çiljeta zbulon momentin tragjik: Kam humbur një fëmijë me
Ciljeta dhe Alban Hoxha

Çiljeta Xhilaga është padyshim një nga banoret me të dashura të Fermës VIP. Me çiltërsinë dhe dhembshurinë e saj, këngëtarja ka rritur të fitojë zemrën e publikut.

Ajo ka dëshmuar që është një nënë e mirë dhe për ta sakrifikon gjithçka. Mirëpo, i është dashur që të përballet me një moment të trishtë 4 vite më parë.

Gjatë një bisede me Glorian, ajo tha se shtatëzania përfundoi spontanisht, kur ishte vetëm 7 javshe. Zemërthyer, ajo tha se nëse shtatëzania do shkonte ashtu siç ishte planifikuar, fëmija sot do të ishte 4 vjeç.

“Isha shtatzënë para 4 vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte 4 vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi”, tha ajo.

Pavarësisht këtij momenti të vështirë, me bindje të plotë ajo tregoi se do të tentojë sërish të këtë fëmijë me Albanin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)


Pak ditë më parë Çiljeta Xhilaga ka treguar edhe historinë e njohjes së saj me Alban Hoxhën, portierin e Partizanit, me të cilin kanë plot 8 vite bashkë.

Çiljeta ka zbuluar se si një gazetare ishte bërë shkak që të dy të njiheshin së bashku. Gjithashtu nuk e ka fshehur faktin se sa problem e kishte pasur që Alban Hoxha ishte më i vogël në moshë. Ajo ka treguar se pëlqimi për portierin kishte nisur gjatë një ndeshje futbolli, kur kishte shkuar për ta ndjekur në stadium.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga