
Vangjel Zguro ©Photo credits: RTSH
Vangjel Zguro është prej muajsh i përjashtuar nga ekipi i Partizanit. E ardhmja e mbrojtësit të majtë nuk dihet edne, me Zguron që vazhdon të mos jetë pjesë e “Demave të Kuq”.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur 31-vjeçarit që t’i “bashkohet” Endri Çekiçit në ditëlindje. Zguro e ka uruar mikun e tij me anë të një “Story” në rrjetet sociale, pasi mesfushori kuqezi feston sot 28-vjetorin e lindjes.
“Gëzuar ditëlindjen vëlla”, shkruan Zguro në rrjetet sociale. Teksa Zguro është i përjashtuar, kujtojmë që edhe situata e Çekiçit është “lëmsh”. 28-vjeçari është momentalisht pa ekip.

Postimi i Vangjel Zguros
Poll