Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

E quajti RTSH-në të varfër, moderatorja kthehet sërish ku "pështyu..." Eni Vasili i beson sërish ekranin, rishfaqet Albana Bejko me kapuç dhe mikrofon në dorë

Shkruar nga NEWSPORT
E quajti RTSH-në të varfër, moderatorja kthehet sërish ku
Fotomontazh/ Albana Bejko - RTSH

Vetëm disa javë më parë, moderatorja e njohur sportive Albana Bejko njoftoi se ishte larguar nga RTSH, televizion në të cilin drejtoi për pak kohë emisionin “Rubrika Sportive”. Në “Goca & Gra”, ajo u shprehte se RTSH ishte “i varfër” për ta paguar.

Megjithatë, duket se moderatorja ka bërë “prapa-kthehu”, duke i rikthyer aty ku “pështyu”. Ajo është parë të punojë sërish nën logon e Radio Televizionit Shqiptar, teksa vetëm pak ditë më parë, pikërisht në emrin e RTSH-së ka zhvilluar intervistë me skiatoren, Lara Colturi.

E quajti RTSH-në të varfër, moderatorja kthehet sërish ku
Albana Bejko duke raportuar për RTSH-në

Ajo shihet me kapuç dhe mikrofon, duke raportuar mbi kampionatin e skisë. Siç duket, drejtoresha Eni Vasili ia ka besuar përsëri një “copëz” ekrani moderatores sportive, duke lënë pas “fjalët e rënda” që Albana Bejko tha para disa javësh.

Poll

Lexo gjithashtu