Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

U largua papritur nga RTSH, moderatorja Albana Bejko “pështyn ku ka ngrënë”: Ishin shumë të varfër për mua!

Shkruar nga NEWSPORT
U largua papritur nga RTSH, moderatorja Albana Bejko “pështyn ku ka
Albana Bejko

Moderatorja sportive Albana Bejko nuk do të jetë më pjesë e “Rubrikës Sportive” në RTSH. Vetëm pothuajse pas 1 viti, moderatorja është larguar nga Radio Televizioni Shqiptar.

Pikërisht për këtë temë është pyetur në “Goca e Gra” në TopChannel, për arsyen e largimit nga RTSH. Albana ka theksuar, se televizioni ku punonte ishte shumë i varfër për të, si nga ana financiare, por edhe nga vizioni.

Rudina Dembacaj: Pse ike nga RTSH, s’more rrogën aty, na mbush me thashetheme se vdiqëm?

Albana Bejko: Jam nga ata njerëz që marr çdo cent timin, ndryshe më ke aty para derës. Mund të vonojë, por e merr. U largova për këtë motiv, ishin shumë të varfër për mua. Mora atë që më takon, por në propozimin për të ardhmen, ishin shumë të varfër. Qoftë në vizion apo financiarisht. Preferoj të rri aty ku vlerësohem, jam fokusuar te biznesi.

Poll

Lexo gjithashtu