Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“Djali im do të lidhem me një futbollist", Kim Kardashian konfirmon romancën me "yllin" e Real Madrid?

Shkruar nga NEWSPORT
“Djali im do të lidhem me një futbollist", Kim Kardashian
Kim Kardashian dhe Jude Bellingham

Kim Kardashian para disa javësh ka bërë një vizitë në ambientet e Real Madridit, ku kaloi kohë me fëmijët e saj dhe disa nga yjet më të njohur të klubit, përfshirë Eduardo Camavinga, Thibaut Courtois dhe David Alaba.

Gjatë kësaj vizite, ajo ndau foto dhe video të veçanta në rrjetet sociale, që patën një jehonë të madhe në media.

Por ajo që e bëri këtë ngjarje edhe më interesante ishte përmendja e sulmuesit Jude Bellingham. Thashethemet për një romancë të mundshme mes Kim dhe Bellingham filluan të qarkullojnë pas kësaj vizite, duke e detyruar Kardashian të reagojë.

“Djali im do të lidhem me një futbollist", Kim Kardashian
Kim Kardashian dhe Jude Bellingham

Ajo tha se fëmijët e saj, sidomos Saint, janë të interesuar që ajo të lidhet me një sportist. “Saint do që unë të lidhem me një basketbollist apo futbollist me çdo kusht. Dhe unë u them: Ah sikur ju ta dinit…” tha Kim duke qeshur, duke aluduar për lidhjet e saj të kaluara me sportistë.

Kardashian vazhdoi të theksonte se fëmijët e saj krijojnë lista të preferencave për të, por ajo theksoi se për momentin nuk ka asnjë interes për një marrëdhënie të re.

“Djali im do të lidhem me një futbollist", Kim Kardashian
Kim Kardashian me fëmijët dhe Jude Bellingham

Një burim pranë Kim ka pohuar se ajo e shikon Bellingham si një lojtar të shkëlqyer dhe një person të mrekullueshëm, por nuk ka asgjë romatike midis tyre. Ndërkohë, vizita e saj në Madrid ka sjellë shumë reagime dhe spekulime, duke i shtuar edhe më shumë interesin për jetën e saj private.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga