Arinaldo Rrapaj është një nga lojtarët kyç te skuadra e Partizanit. Mesfushori me tipare sulmuese ia ka dalë të shënojë 5 gola dhe të dhurojë 10 asiste në këtë sezon.
22-vjeçari arrin gjithmonë të marrë vëmendjen e tifozëve në fushën e lojës me paraqitjet e tij. Këtë herë me postimin e fundit ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Vlonjati është i dashuruar “kokë e këmbë” dhe nuk përmbahet në rrjetet sociale. Rrapaj ka postuar një foto me të dashurën e tij, ndërsa nuk ka nguruar ta shoqërojë edhe më një zemër të kuqe. Kjo nuk është hera e parë që Arinaldo poston foto me të dashurën në rrjetet sociale.
Poll