
Ermir Rezi u largua nga Erzeni, duke e lënë vendin bosh. Por, drejtuesit kanë menduar menjëherë që të gjejnë një “bomber”, për të zëvendësuar në mënyrën e duhur lojtarin kyç të këtij pozicioni delikat në formacion.
Ish-sulmuesi i Ilirisë, Anton Lleshi, i cili në sezonin e fundit arriti të shkëlqejë duke realizuar 17 gola, sot është parë në ambientet e klubit blu. Burime pranë "Newsport.al" tregojnë se ai ka arritur akordin paraprak me administratorin Altin Keçi, ndërsa pritet që brenda pak orësh të hidhet dhe firma në kontratë.
23-vjeçari Lleshi është i gatshëm të marrë këtë pozicion, ndërsa atij nuk i kanë munguar ofertat nga Superiorja, por që pagesa e dhënë prej tyre nuk e kanë bindur të riun, i cili mendon të luajë edhe një sezon në Kategorinë e Parë, duke i lënë mundësitë vetes për një skuadër më të mirë në të ardhmen.