
Mbrëmjen e sotme është luajtur ndeshja mes Interit dhe Napolit, e vlefshme për javën e 18-të të Seria A. Gjithçka ka përfunduar me rezultatin 1-0 për zikaltërit. Atëherë kur u duk se gjithçka po shkonte në barazim me rrjeta të paprekura, mbrojtësi i Napolit, Koulubaly është ndëshkuar me karton të kuq, ku për më shumë se 90 minuta e ka lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.
Në minutën e 91-të Lautaro Martinez e ka dërguar topin në rrjetë, e pak më vonë një tjetër lojtar i Napolit është ndëshkuar përsëri me karton të kuq. Me këtë triumf, Interi arrin në kuotën e 36 pikëve në vendin e 3-të, kurse Napoli në vendin e 2-të me 41 pikë.
Poll