
Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për turin e tretë eliminator të Europa League. Skënderbeu ka një mundësi të artë për t'u kualifikuar në këtë tur, duke qenë se barazimi 1-1 në Kazakistan kundër Kairat Almatit i favorizon së tepërmi për ndeshjen e kthimit që luhet të enjten. Në këtë mënyrë goglat vendosën që korçarët të përballen me fituesen e çiftit Shamrock Rovers - Mlada Boleslav, nëse do të arrijnë të kualifikohen kundër Kairatit.
Ndërsa kuqezinjtë e Shkëndijës së Tetovës, në rast se kalojnë ekipin e Helsinkit do të përballen me fituesen e çiftit Norrkoping - Trakai.
Poll